URIM për 2011-tën
Miq e pjesëtarë të Lidhjes “Gazetarët Shqiptarë të Diasporës”
Ju urojmë nga zemra GËZUAR Vitin e Ri 2011, shëndet e lumturi në Familje!
Lulëzoftë e u begatoftë edhe këtë vit krijimtaria juaj falas!
Sa më shumë:
· poezi prozaike e prozë poetike;
· tregime e romane me nivel të lartë... publicistik;
· peizazhe të trazuara me bullafiqe lakuriq;
· fjalë të reja për dashuritë e vjetra,
· përralla lazdruese për të rriturit;
· bejte vetullngrysura si këngë vaji;
· shënime ekzotike udhëtimi pa gratë;
· debate miqësore me kacafytje politike;
· intervista shabllon me personazhe të ndryshme;
· lajthitje drejtshkrimore për inat të gjuhës standarde;
· fjalor djegës me pika pika pika;
· rrëfime gjithë pendesë për mëkatet rinore që ju trazojnë pleqërinë;
· ofshe e rënkime të thekshme para gotës avulluese dhe siluetës F përvëluese;
· epitete e metafora të lëngëzuara për frutat e ndaluara;
... ku të ndrijnë emrat tuaj si autorë e si... protagonistë!
Qofshi edhe këtë vit të qarkuar nga botues të kënaqur e lexues buzëvarur!
Ah, ju shkoftë viti me trasta në krah, duke dhuruar veprat!
Nessun commento:
Posta un commento